15:53 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Ismaili i përgjigjet Aliut: Të vërtetën, Liburn, thuje si burrat, edhe pranoje si burrat

Deputeti Fisnik Ismaili ka reaguar ndaj një deklarate të Liburn Aliut, pasi ky i fundit e quajti tendencë përçarëse të Dardan Molliqajt, i cili ka cituar Albin Kurtin të ketë thënë se Shpend Ahmeti po bën luftë kundër tij me ambasadat e huaja.

Ismaili në një postim në Facebook ka shkruar se në mbledhjen e fundit Albini e pati sqaruar se ajo çka ka thënë Dardani se ka thënë Albini për Shpendin është gënjeshtër.

Ja postimi i Fisnik Ismailit në Facebook:

Për hir të korrektësisë edhe të vërtetës, Liburn:

Edhe unë isha në atë mbledhje kur u konfrontue Albini me pyetjen se a ka thanë vërtetë se Shpendi është i dërguem prej ambasadave.
Albini nuk e mohoi që ka thanë qashtu. Madje vazhdoi me e dhanë një spjegim të pakuptimtë në lidhje me Dell-in në 2010. Really?
7 vjet pune, përkushtimi e dashnije, edhe me ia përmendë Dellin prapë?
Prandej jo, Liburn. Albini as nuk e mohoi që ka thanë, as nuk na bindi qaty që i beson Shpendit.
Të lutem mos e përdor Shpendin si mjet në betejën tande me Molliqajn. Të paktën jo në qet rast, kur po del se ky i fundit s’paska rrejtë. Inçizimet e mledhjes janë.
Për ma tepër, edhe vetë Shpendi tha që e ka dëgjue këtë edhe prej njerëzve të tjerë të afërt me Albinin.
Shpendin lene rahat, se nëse dikush në qat Lëvizje i ka dhanë zor me e mbajtë bashkë, është pikërisht ky njeri, pavarësisht sa gjanat e padrejta për të po del se janë thanë e mendue.
Të vërtetën, Liburn, thuje si burrat, edhe pranoje si burrat. Çka ke ti me Molliqajn, problem i yt, veç me e keqpërdorë mirësinë e Shpendit, valla unë reagoj, nëse s’reagon ai.

 

Temat: