20:43 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ismaili: “New Born” është monument, jo obelisk!

Ideatori i monumentit “New Born” të vendosur në Prishtinë më 17 shkurt të 2008, Fisnik Ismaili ka një kërkesë nga qytetarët.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se “New Born” është monument e jo obelisk siç i referohen disa, transmeton Indeksonline.

“Obelisk quhet VEÇ kjo formë skulpture. E hollë, e gjatë, që shkon përpjetë, pak si raketë. Skulpturat në formë shkronjash quhen skulptura tipograglfike. Ky i joni është edhe monument. Krejt, veç obelisk s’është. Aman, qe 10 vjet mytna duke e spjegue qeta”, ka shkruar Ismaili. /Indeksonline/