22:20 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ismaili, Rugovës: Logjika e LDK-së është të krijojë mjegull në shëndetësi

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është përplasur me Naser Rugovën nga LDK, lidhur me shëndetësinë.

Ismaili ka thënë se për 18 muaj ka arritur të përmirësoj shërbimet shëndetësore dhe që këto të jenë sa me cilësore për qytetarin, transmeton Indeksonline.

Ai në emisionin “Zona Zgjedhore’, iu drejtua Naser Rugovës së LDK-së, se kanë logjikë për të krijuar mjegull në Shëndetësi.

“Le te me tregon LDK që për pesë vite e gjysmë se çfarë ka bërë për pacientin, për shëndetësinë, nuk e kanë votuar ligjin për paga”

”Çka flet Naser Rugova(LDK), nuk flet kurrë për pacientin. Flet për strategji, ligje, nuk flet për pacientin”.

”Kjo është logjika e LDK-së, me kriju një mjegull në shëndetësi në atë mjegull me na abuzu barnat 12 milionë euro. Pacienti është dashtë me dalë me lyp shërbime gjithandej”.