15:53 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Ismet Baba dhe Mirlind Daku, në Superligë po nxirret “haku”

Ismet Munishi alla Baba po e nxjerr hakun e titullit të humbur edicionin e kaluar. Munishi dhe Ballkani kurrë s’u pajtuan me titullin e humbur duke thënë se iu dha Dritës pa meritë.

Por, duket se Ballkanin e sivjemë s’ka gjë që e ndalë. Këtë e ka marrë vesh sot edhë Drita. Ismet “Baba” dhe Ballkani kanë mposhtur Dritën me rezultat 2-0. Mirlind Daku po shënon gola e po thyen rekorde për ecurinë fantastike të skuadrës nga Suhareka.

Daku ka shënuar dy golat e fitores 2-0 ndaj Dritës.

Ballkani ka 19 pikë me këtë fitore ndërsa Daku ka plot 14 gola pas vetëm shtatë javësh./Indeksonline/