17:56 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Ismet Beqiri i reagon Nasim Haradinajt: Mos mashtro, se nuk të beson askush

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë sot se gjatë janarit do të përfundojë çështja e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale dhe se për këtë ka përkrahjen edhe të disa deputetëve të LDK-së.

Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar sekretari i përgjithshëm i LDK-së,  Ismet Beqiri duke e quajtur gënjeshtër këtë.

“Sot gjatë ditës lexuam një deklaratë,më mirë të themi një të pavërtetë,nga ai që ka irituar,shqetësuar familjar e qytetarë të shumt të Kosovës.
Me të as nuk ka fol as nuk fol askush prej Deputetëve të LDK-së.

Ne kemi qëndrimet e qarta,nuk i ndryshojmë për deshira të individëve të papërgjegjshëm.Gjykata Speciale nuk është dëshirë e jona,por ajo tani është një obligim i yni ndërkombëtar.

Jemi për shtet të së drejtës dhe ruajtje të raporteve me miqët tanë ndërkombëtar,shtetet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mos mashtro se nuk të beson askush” ka thënë deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri./Indeksonline/