20:20 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Ismet Beqiri merr pjesë në takimet GP të Partive Popullore të Evropës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherët Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri është në vizitë në Asamblenë Parlamentare të Këshilit të Evropës në Strasburg, në kuadër të delegacionit të Kuvendit të Kosovës.

Beqiri po merr pjesë në takimet e disa komisioneve të Asamblesë Parlamentare.

Ai poshtu po merr pjesë edhe në takimet e Grupit Parlamentar të Partive Popullore të Evropës (EPP), anëtare e së cilës familje politike është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Beqiri sot u takua edhe me z.Joseph Daul, Presidentin e Partive Popullore Evropiane me të cilin diskutuan për situatën politike në vend dhe LDK-në.