15:15 / E Martë, 16 Gusht 2022 / B O

Ismet Munishi dhe FC Prishtina zhvendosen në një ambient relaksues pas fitores ndaj Dukagjinit

Ismet Munishi e ka nisur mbarë rrugëtimin e tij me FC Prishtinën. Skuadra e kryeqytetit arriti fitore si mysafire në ndeshjen hapëse të edicionit në Superligë.

FC Prishtina ka qëndruar në Istog në përgatitjet e radhës për kampionat.

Në hotelin e ri të Troftës në Istog, Munishi dhe lojtarët e tij i kanë “mbushur bateritë” për ndeshjet e radhës.

Prishtina ndeshjen e radhës do ta zhvillojë si mysafire ndaj Ferizajit, para se të pres Dritën në shtëpi./Indeksonline/