20:29 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ismet Munishi: E zgjodha Vëllaznimin për këtë arsye

Ismet Munishi e ka filluar me fitore aventurën si trajner i Vëllaznimit në Ligën e Parë.

Skuadra gjakovare mposhti Bashkimin si mysafir me rezultat 0-1, shkruan Indeksonline.

Në një postim në Facebook, Munishi ka zbuluar se pse zgjodhi të drejtoj Vëllaznimin.

“Organizimi i mirë i klubit, objektivat e klubit, dhe miqtë që kam në Gjakovë më bindën që ta zgjedh Vëllaznimin”, ka shkruar Munishi.

Kujtojmë se Ismet Munishi në fillim të sezonit drejtoi Besën e Pejës. /IndeksOnline/