21:00 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ismet Munishi “godet” rëndë Besën e Pejës

Trajneri i njohur, Ismet Munishi për herë të parë ka folur për aventurën e tij te Besa e Pejës në Ligën e parë të Kosovës.

Munishi në një emision në Tribuna Chanel ka thënë se u pre në Besë nga skuadra pejane.

“Me të thënë të drejtën kam pasur nevojë për pak pushim se nuk kam dasht me fol pas asaj situatës që u krijua në Pejë, mirëpo nëse najher jam kanë i goditur në futboll edhe nëse najher jam kanë i premë në besë jam kanë në Pejë”, ka thënë Ismet Munishi.

“Nuk m’kan dal gjërat kërkund, nuk du me i përmend me i përmend njerëzit me të cilët jam marrë vesh me ta, pasi prap m’vjen keq prej tyre, mirëpo prej se jam në futboll kurrë më shumë rrena nuk kam dëgju, e kam ba punën me zemër, e kam pas një ekip të mirë kam synu me fitu Kupën e Kosovës, aq e kam ni vetën të zhgënjyer dhe të tradhtuar saqë më duhet kohë me u rehabilitu për me marrë vetën që me marrë një skuadër të re. Ky është realiteti që nuk jam kanë i interesuar me marrë një skuadër të re”, ka përfunduar trajneri kosovar. /IndeksOnline/