15:59 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në kryeqytet, Prishtina pret Besën në derbin e kësaj jave në futsall

Prishtina dhe Besa do të përballet në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës në futsall.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet sonte me fillim nga ora, 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Të dyja skuadrat e lartëcekura sfidojnë për titullin kampion, andaj spaketakli është i garantuar, transmeton IndeksOnline.

Tifozët e të dyja skuadrave kanë shprehur interesim të madh për këtë sfidë, kështu që në tribuna pritet të ketë shumë tifozë.

Në renditjen tabelare, prishtinasit zënë vendin e pestë, ndërsa Besa vendin e tretë, por me pikë të barabarta me Prishtinën.

Lider është Liburni, por si Prishtina, ashtu edhe Besa e sfidojnë për titullin kampion./IndeksOnline/

No automatic alt text available.