16:20 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

FFK merr vendim për futbollistin që e bëri për spital kundërshtarin

Aksidenti i ndodhur në ndeshjen e Ligës së Parë të zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë në mes të Besës dhe Kikës, ka mbetur i lënduar rëndë futbollisti mysafir, Vllaznim Jashari.

Komisioni disiplinor i FFK-së ka hapur procedurë disiplinore kundrejt klubit nga Peja.

Futbollisti kosovar dërgohet në spital pas sulmit nga kundërshtarët

Ky është vendimi i FFK-së.

KF “ BESA “ nga Peja , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – KIKA e zhvilluar me datë 25.11.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Pejë; minuta e 75 – futja e publikes në fushë për të festuar golin e shënuar nga penaltia por me intervenimin e policies të njejtit largohen, minuta ; 94 + shkaktohet një ekces kur lojtari vendas me numër 19 pas një ndërhyrje në lojtarin mysafir me numër 99 ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë – të kuqin, ndërhyrja ishte e rrezikshme nga shkaku së lojtari dërgohet më autoambulancë në spital, në momentin kur lojtari mysafirë ishte I shtrirë në fushë , afër vijës anësore në afërsi të tij ishin dy persona civil të klubit futbollistik “ Besa “ nga Peja )i

HAPET PROCEDURA DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës ( provave ). Kërkohen raporte- deklarata plotësuese nga klubi futbollistik “ Besa “ nga Peja – zyrtari klubit për atë ndeshje,klubi futbollistik “ Kika “ nga Hogoshti , gjyqtari kryesor si dhe delegati ndeshjës lidhur me rastin. Afati datë 29.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 pika 1.)

 

 

Temat: