14:51 / E Premte, 22 Nëntor 2019

Ismet Munishi s’po rri “rahat”, ndëshkohet përsëri me karton të kuq

Ballkani është duke triumfuar me rezultat 2:1 në derbin e liderëve të Superligës ndaj Gjilanit.

Megjithatë, as epërsia e ekipit të tij nuk po e qetëson Munishin i cili para 4 ndeshjeve u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa edhe këtë xhiro e përsëriti të njëjtën gjë.

Kjo është hera e tretë që Munishi përjashtohet me të kuq këtë sezon, e që është vërtet shumë.

Nuk dihet sa do të mungojë tashti Munishi, por ai do të jetë mungesë e madhe për suharekasit./Indeksonline/