13:51 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Istogu bëhet me televizion lokal

Istogu që nga sot është bërë me televizion lokal. Gazetari kosovar, Luard Mehmetaj ka arritur t’i sjellë komunës nga Dukagjini televizionin e quajtur, “Istogu Chanel”.

“Qdo fillim i mbarë, ka një përfundim rezultues. Faleminderit familjes, shokëve, miqëve dhe dashamirëve.
#IstoguChannel

Nga nesër jemi në transmetim, të rrjeti kabllor Kadria net, në kanalin numër 12. Shpejtë edhe në platformat tjera, për Kosovë, Europë dhe Amerikë. Urime gjithë bashkëvendasve dhe gjithë Shqiptarëve kudo qe janë. Rrnofshi popull i dashur” shkruan Mehmetaj në njoftimin zyrtar.