20:31 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Istogu pajisë me vetura luksoze QMF-të për shërbimet e vaksinimit (Dokument)

Muajin e kaluar, blerja e një auto-ambulante për nevoja të shtëpisë së Komuniteteve i ka kushtuar Komunës së Istogut hiç më pak se 34 mijë e 675 euro.

Por, më interesante është blerja e automjetit, e tipit “xhip”, për siç precizohet brenda kontratës së hapur të prokurimit “për nevoja të shërbimit të Vaksionimit për QMF-në”, transmeton Indeksonline.

Për dallim prej kësaj auto-ambulante, Istogu,  Qendrat e Mjekësisë Familjare ka nisur t’i furnizojë me vetura luksoze.

 

Kështu, vetura e tipit “Xhip”, është bërë pronë e një prej Qendrave të Mjekësisë Familjare për 24 mijë e 700 euro.

“Viti i prodhimit i kësaj veturë është 2017/2018 me prejardhje nga Bashkësia Europiane.”, thuhet brenda kontratës së Prokurimit.

Bazuar në kontratën e arritur mes institucionit që udhëhiqet nga Haki Rugova i LDK-së dhe kompanisë “Delfin Auto”, këto dy automjete arrijnë çmimin e përbashkët thuajse 60 mijë euro, ose më saktësisht 59 mijë e 375 euro, transmeton Indeksonline.

Oferta financiare e furnitorit e datës 17 korrik 2018 është pjesë përbërëse e kësaj kontrate dhe bazë për pagesën e furnitorit.

Vlen të përmendim faktin se për dallim nga Autoambulanta e cila saktësisht përmend çdo pajisje që posedon brenda, për automjetin tjetër nuk është se ka ndonjë element që do të ndihmonte mantelbardhët të kryenin detyrën e tyre.

Indeksonline ka provuar disa herë radhazi të kontaktojë edhe me kompaninë “Delfin Auto” e cila ka arritur të finalizojë këtë blerje me Komunën e Istogut, për të mësuar saktësisht detaje shtesë për veturën e tipit “xhip”, porse kontakti me pronarët ka qenë i pamundur./Indeksonline/