75 Mall Live Search
23:18 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Istogu voton nesër

Qytetarët e Istogut për të tretën herë do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të udhëheqësin e tyre për mandatin katër vjeçar.

Janë 49 mijë e 150 votues të cilët mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit në 23 qendra me 63 vendvotime.

Komisioni Zgjedhor ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që nesër ky proces të jetë transparent.

Në këtë garë do të përballën Gani Dreshaj nga AAK dhe Haki Rugova nga LDK.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së në Istog, gjatë balotazhit të 19 dhjetorit, kryetar ishte rizgjedhur Haki Rugova i LDK-së, por me numërimin e votave me kusht dhe të atyre me postë rezultati u përmbys në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.

LDK-ja ishte ankuar për këtë rezultat, duke pretenduar se votat me postë janë manipuluar nga kandidati Dreshaj. Për këtë arsye u morr vendimi që ky qytet të shkojë në rivotim më 19 dhjetor./Indeksonline/