20:52 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Istogu zgjedh kryesuesin e Kuvendit, ja kush është ai!

Kuvendi i Komunës së Istogut ka zgjedhur Qaush Balajn – kryesues të Kuvendi, i cili vjen  nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas komunikatës, Balaj u  zgjodh kryesues në raundin e tretë të votimit, derisa në sallë ishin prezentë 26 këshilltarë, ku Balaj mori 18 vota, kurse tetë këshilltarë abstenuan.

Kryesuesi i ri i Kuvendit, Qaush Balaj ka falënderuar këshilltarët për besimin e dhënë, duke premtuar se funksionin e tij do ta ushtrojë në pajtim të plotë me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe Statutin e Komunës si dhe dispozitat e tjera ligjore që rregullojnë funksionimin e Kuvendit të Komunës.

Temat: