11:28 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Isufi: AAK-ja befasi e zgjedhjeve, do të dalë e para!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi është shprehur i bindur se partia e Ramush Haradinajt, do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Kemi rritje çdo ditë. AAK-ja me Haradinajn është partia, e cila do të jetë befasi, ka me dalë e para”, ka deklaruar ai në debatin “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?.

Isufi ka komentuar edhe koalicionin e mundshëm ndërmjet LDK-së dhe VV-së. Këto dy parti, sipas tij, do të hyjnë në koalicion parazgjedhor.

“Ne po shkojmë veç e veç, edhe mund ta besosh, por po i shohim çdo ditë që po takohen për të bërë koalicion. Çdo ditë e çdo natë po takohen”, ka thënë ai. /Indeksonline/