10:32 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Isufi: Teksti i marrëveshjes duhet të jetë siç ka qenë më parë (Video)

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka folur për marrëveshjen e re të arritur mbrëmë.

Ai ka thënë para fillimit të seancës se pikat e marrëveshjes janë ndryshuar, për çka nuk pajtohet AAK-ja, raporton Indeksonline.

“Ata e kanë ndryshu renditjen dhe pikat, simbolikat kanë rëndësi nganjëherë. Prandaj, teksti duhet të jetë si ka qenë”, ka thënë Isufi.

I pyetur se a ka mundësi që kjo marrëveshje të kthehet në pikën zero, Isufi ka thënë se do të ketë konsultime për këtë çështje. /Indeksonline/

Temat: