75 Mall Live Search
22:38 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Italia i fillon mbarë kualifikimet, mposhtë lehtësisht Finlandën

Kombëtarja e Italisë i ka filluar në mënyrën më të mirë kualifikimet për Euro 2020.

Ata kanë mposhtur me rezultat 2:0 kombëtaren e Finlandës, transmeton Indeksonline.

Goli i parë erdhi nga talenti italian, Barella në minutën e shtatë. Me rezultatin 1:0 mbaroi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Italia gjatë tërë kohës kërkoi të shënonte golin e dytë. Këtë e arriti në minutën e 74-të përmes futbollistit të Juventus, Kean. Ai shënoi pas një asistimi të Immobiles.

Kombëtarja e Finlandës asnjëherë nuk u tregua e rrezikshme, sa që gjatë 90 minutave nuk pati asnjë goditje në portë.

Me këtë fitore Italia pozicionohet në pozitat e para me pikë të barabarta me Greqinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. /Indeksonline/