14:26 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / C E

Italianët e quajnë Ibrahimovic i Kosovës, ja si përgjigjet Muriqi

Vedat Muriqi ka mbajtur një konferencë shtypi në ditët e tij të para pasi u bashkua me Lazion.

Për shkak se doli pozitiv me koronavirusin, ylli i Kosovës u vonua të bashkohej me skuadrën edhe pse nënshkroi në fund të shtatorit.

Ai është krahasuar me Ibrahimoviqin dhe për këtë sulmuesi nga Prizreni ka një përgjigje.

Është një nder për mua të krahasohem me Ibrahimoviqin, por unë do të jem Muriqi i Lazios“, ka thënë sulmuesi në një konferencë.

Ai ka premtuar se do të japë më të mirën për Lazion.

Ekzistojnë ndryshime midis lojës në Turqi dhe asaj në Itali. Tani jam në Lazio dhe do të bëj më të mirën që ekipi të arrijë qëllimet e tij“, ka thënë Vedat Muriqi. /IndeksOnline/