23:54 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Italianët zbulojnë në detaje zhvillimin e Nissan GT-R 50

Nissan GT-R50 me një formë nga Italdesign debutoi në fund të qershorit dhe menjëherë fitoi zemrat e entuziastëve për aftësinë e saj në përsosjen e formës së coupe-ve.

Italdesign ka publikuar një klip ku tregon teknikët të cilët kanë qenë përgjegjës për krijimin e kësaj super makine.

Kjo video nxjerr në pah më shumë punën e jashtme dhe të brendshme që kanë bërë ata.

Sa i përket detajeve mekanike, GT-R50 ka një motor 3.0 litërsh V6 twin-turbo, me plot 710 kuajfuqi. /IndeksOnline/

Temat: