75 Mall Live Search
12:55 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

I këputet krahu, vdes minatori i “Trepçës”

Një punëtor në minierën e “Trepçës”, në pjesën veriore, ka humbur jetën në vendin e punës.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar, Shyqyri Sadiku, drejtor i prodhimit në “Trepçë”.

Për rastin ka folur edhe Fatmir Gërguri, kryeinspektor i KPMM-së.

Ai tha se i ndjeri fillimisht ka humbur krahun dhe nuk ka mundur t’i përballonte plagët e marra./IndeksOnline/