09:07 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Iu ndalet uji banorëve të Mitrovicës Veriore, nuk paguan shërbimet

Banorët e Mitrovicës së Veriut përveç borxheve të shumta që kanë për mospagesat e kryera për shfrytëzim të energjisë elektrike, e për të cilat jo rrallë herë qytetarët e tjerë nga Kosova është dashur të paguajnë, kanë telashe edhe në pagesat e ujit.

Ata ka kohë që nuk po e kryejnë këtë obligim.

Siç merr vesh IndeksOnline nga burimet e saj, drejtori i Ujësjellësit Rajonal për rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen  Mitrovica, Vushtrria e Skenderaj, Sami Miftari ka marrë vendimin, që t’u ndalet uji këtyre banorëve.