23:11 / E Premte, 05 Janar 2024 / MSH

Izraeli shkatërron rrjetin e tuneleve të Hamasit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit konfirmojnë se kanë shkatërruar rrjetin e tuneleve të Hamasit, në brigjet e Rripit verior të Gazës.

Sipas mediave të huaja trupat e brigadës së 14-të të blinduar së bashku me njësinë elitare të inxhinierëve luftëtarë Yahalom, bastisën hotelin që mendohet se është përdorur nga njerëzit e Hamasit për të sulmuar trupat izraelite në fillim të muajit nëntor.

Ushtarët zbuluan të paktën shtatë boshte tunelesh në zonën e hotelit, që të çonin në një rrjet nëntokësor korridoresh ku ishin fshehur njerëzit e Hamasit, njofton IDF.

Gjithashtu theksohet se nga forcat izraelite në këto tunele u zbuluan pushkë, pajisje shpërthyese dhe dronë të përdorur nga Hamasi në hapësirën e nëndheshme.