21:45 / E Premte, 27 Tetor 2023 / Gj. Sh

Izraeli thotë se ka shtuar aktivitetin tokësor në Gaza, publikohen pamjet

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari, ka thënë se forcat ajrore po sulmojnë gjerësisht objektivat nëntokësore në Gaza.

Hagari tha se forcat izraelite po sulmojnë edhe infrastrukturën e Hamasit në mënyrë “tepër të konsiderueshme”.

“Në vazhdim të aktivitetit sulmues që kemi zhvilluar ditët e fundit, forcat tokësore po zgjerojnë aktivitetin tokësor mbrëmjen e sotme”, tha Hagari, shkruan BBC.

Ai tha se forcat ushtarake të Izraelit “po punojnë fuqishëm në të gjitha dimensionet” për të arritur qëllimet e tyre ushtarake.