22:49 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / L K

Izraeli thotë se mbi 2 mijë terroristë janë vrarë pas armëpushimit në Gaza

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit Daniel Hagari ka deklaruar se nga përfundimi i armëpushimit në Gaza, forcat izraelite kanë eliminuar mbi 2000 terroristë të Hamasit.

“Ne shkatërruam rrjetin e gjerë të tuneleve, një strukturë strategjike terrorizmi të ndërtuar nga Hamasi në qendër të qytetit të Gazës. Që nga përfundimi i armëpushimit në Gaza, forcat izraelite kanë eliminuar mbi 2000 terroristë të Hamasit”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër zëdhënësi i sigurisë Kombëtare John Kirby referuar negociatave të vazhdueshme në Kombet e Bashkuara për një projekt rezolutë për Gazën, tha se po punohet në mënyrë të vazhdueshme për të arritur një të tillë.