13:06 / E Martë, 24 Tetor 2023 / L K

Izraeli vazhdon të sulmojë Gazën, u bën thirrje banorëve të evakuohen

Zëdhënësi i lartë ushtarak izraelit thotë se fokusi i bombardimeve të ushtrisë është qyteti i Gazës dhe rrethet në veri të enklavës.

“Ne vazhdojmë të sulmojmë atje me forcë dhe për sigurinë tuaj personale, ata që nuk u larguan – lëvizni në jug”, deklaroi Daniel Hagari, shkruan CNN.

“Ne po ndërtojmë një përpjekje humanitare atje që do të lejojë që të ekzistojnë kushtet”, shtoi ai, pa dhënë detaje.

Ndërsa ushtria u ka kërkuar vazhdimisht banorëve që të evakuojnë Gazën veriore – duke shkaktuar zhvendosjen e më shumë se një milion njerëzve – ajo ka vazhduar të bombardojë zonat jugore të rripit.

Gjatë fundjavës, sulmet u intensifikuan duke goditur zonat jugore në Rafah dhe Khan Younis, duke lënë disa viktima.