19:55 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ja çfarë nofke Munishi ia ka vënë Blendi Baftiut

Ekipi i Ballkanit sot shënoj fitore kundër Dukagjinit me rezultat të thellë 1:5, duke vazhduar të jetë në garë për titullin e kampionit të Superligës.

Në këtë ndeshje shkëlqeu super talenti, Blendi Baftiu i cili shënoj “hat trick”, transmeton Indeksonline.

Pas ndeshjes, Munishi bëri një postim në Facebook ku tregoj se si po e quan tash Baftiun.

” Mister Goli B.B”, ka shkruar Munishi në postimin e tij drejtuar Baftiut.

Baftiu është futbollisti më në formë në Superligën e Kosovës këtë sezon./Indeksonline/