14:01 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja cilin ekip po e pret Mourinho

Po bëhet gati një vit nga shkarkimi që Manchester United ia bëri Jose Mourinhos.

Ishte 18 dhjetori i vitit 2018, kur pas një humbje nga Liverpool me rezultat 3:1, drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ morën vendimin për të shkarkuar trajnerin portugez.

Që nga ajo kohë, Mourinho është lidhur me shumë skuadra, por asnjëherë nuk ka pasur diçka konkrete.

Skuadra si Lyon, Sporting Lisbonë dhe Borussia Dortmund janë përmendur si opsione për Jose Mourinhon, me këta të fundit që janë shfaqur shumë seriozisht.

Megjithatë, strategu portugez është duke e pritur një thirrje nga ish-klubi që menaxhoi më herët, Real Madrid./Indeksonline/