07:30 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ja çka do të ndodh sot në Kosovë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. (Objekti i Komunës së Mitrovicës, ora 9:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora  10:00)

Shënohet Dita Botërore e HIV/AIDS-it. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 10:00)Mbahet konferenca “Teatri, mes artit dhe politikës”. (Instituti Albanologjik, ora 10:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’addario. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:00)  Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon diskutimin e panelit me temë “Progresi në implementimin e reformës ne Administratë Publike: Ku qëndron Kosova?”. (“Swiss Diamond Hotel”, ora 10:30)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ka paraparë të intervistojë presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Luzlim Ejupi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e KK të Mitrovicë së Jugut për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 11.00)

Mbahet konfernca e ditës së dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival, PITF2018”. (Teatri “Faruk Begolli”, AAB, ora 12:00)

Mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Kaçanik, Besim Ilazi. (Objekti i Komunës së Kaçanikut, ora 13:00)

Në kuadër te aktivitetit “Ditët e Kuvendit” mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës me qytetarë të Suharekës. (Salla e Kuvendit të Komunës në Suharekës, ora 14:00).

Temat: