22:28 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja çka shkruajnë mediat serbe, pas shfaqjes që dhanë sonte, Thaçi, Ramushi dhe Veseli për Specialen (Foto)

Ngjarjet dramatike në skenën politike që sonte përcollën vendin tonë pas iniciativës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe reagimet e ashpra që pasuan nga kori diplomatik i ambasadave të huaja e deri tek shuarja e kësaj ideje është përcjellë me vëmendje të madhe nga mediat në Serbi, të cilat i kanë kushtuar rendësi të madhe kësaj ngjarje, transmeton Indeksonline.

Iniciativa e mbledhjes së 15 mijë nënshkrimeve në fillim ishte ndryshimi i këtij ligji ku kërkohej të trajtoheshin si të dyshuar edhe serbet më vonë kjo iniciative u shndërrua në shfuqizim të këtij ligji i cili siç kanë thënë edhe ambasadorët e huaj do ta qonte Kosovën drejtë një izolimi total.

Mediat serbe në ngjarje e kanë ndjekur me interesim të madhe ku disa nga to nuk ka hezituar edhe të komentojnë në atë që Qeveria e Kosovës po i bënë këto manovra për ti ikur drejtësisë ndërkombëtare. /Indeksonline/

 

Temat: