15:55 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Ja çka thotë Ahmeti për dënimin e deputetëve të Vetëvendosjes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me dënimin e katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun.

Ahmeti këtë vendim e ka ciësuar si ndër më të padrejtët të historikut të gjyqësorit, trasnmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Edhe pse me kusht, vendimi për shpalljen fajtor dhe dënimet e sotme për Albinin, Donikën, Albulenën dhe Fatonin është ndër vendimet më të padrejta të historikut të shkurtë të Gjyqësorit të shtetit tonë. Duhet të kërkojmë lirimin e plotë të të gjithë deputetëve që mbrojten sovranitetin e shtetit tone.