12:33 / E Diele, 27 Qershor 2021 / OSH

“Ja dha, pasha familjen ja dha” – momenti kur aktori i njohur gëzohet që shënoi gol Italia

Mbrëmë Italia arriti të shënoj fitore tejet të mundimshme kundër Austrisë.

“Azzurët” fituan me rezultat 2:1, por u deshën edhe vazhdimet për të përcaktuar fituesin e ndeshjes, transmeton Indeksonline.

Golin e parë për italianët e shënoj Federico Chiesa në minutën e 95-të, gjatë vazhdimeve.

 Aktori i njohur kosovar, Adnan Blaku iu gëzua shumë këtij goli në studion e RTV Dukagjinit ku ishte i ftuar.

“Ja dha, pasha familjen ja dha Italia”, ishin fjalët që tha aktori pas golit të Italisë. Për më shumë shikojeni videon./Indeksonline/