Kandidatët për futbollistin e muajit, në Premierligë
Janë bërë të ditur emrat e lojtarëve të nominuar për çmimin e më të mirit për muajin tetor.
Jack Grealish i Aston Villës, Ilkay Gundogan i Manchester Cityt, Yuri Tielemans i Leicesterit, Dean Henderson i Sheffield United, Jamie Vardy i Leicesterit dhe Willian i Chelseat janë kandidatët që mund ta fitojnë çmimin e më të mirit.
Gjatë muajit gusht më i miri u shpall Teemu Pukki, ndërsa në muajin shtator u shpall Pierre-Emerick Aubameyangu.