20:15 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja ku gjendet ish-ministri i shumëkërkuar, Saimir Tahiri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nëpërmjet rrjetit social Facebook se sot në Durrës është takuar Saimir Tahiri me Vangjush Dakon.

Sipas Berishës një qytetar i ka shkruar një mesazh në Facebook dhe tregon se ka parë Vangjush Dakon me Saimir Tahirit, të cilët kanë qëndruar katër orë bashkë.

“Doktor mirbrema dje me pane syt dy shok me te njejtin hall, pash vangjush dakon dhe Saimir Tahirin tek hotel nje restorant ne ne Durres ne fillim erdhi Vangjushi me pas erdhi Saimiri qe ne fytyre ishte gati gati duke qare ndenjen kok me kok bashk rreth 4 ore bashk dhe iken.

Nuk merrej vesh çfar diskutonin se çuçullisnin por nga fjale te shkeputura qe me kapi veshi por duket se diskutonin per problemet e perbashketa pergjimet dhe narko prokurorin qe duhet zgjedhin me narko deputetet”.