09:13 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përfundojnë hetimet, sot vendimi për Saimir Tahirin

Sot, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, i cili akzuohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali.

Sot përfundon afati i hetimit pas dy shtyrjesh dhe prokuroria pritet të dalë me një vendim nëse do ta dërgojë për gjykim ish-ministrin Tahiri apo do të pushojë çështjen ndaj tij.Ndërkohë, burime të Top Channel pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë pohuar se grupi i hetimit i kësaj çështjeje pritet të kërkojë dërgimin për gjykim të Tahirit.

Kjo kërkesë pritet t’i bëhet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë mbi fatin e dosjes.    Nga hetimet e kryera, ish-ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë. Këto dyshime, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorrike dhe detare në emër të ish-ministrit Tahiri. Për këtë, prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i Zi dhe Italia.

Temat: