20:38 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / A. A

Ja kur do ta publikojë Spanja listën për ndeshjen me Kosovën

Trajneri i futbollit spanjoll, Luis Enrique Martínez, do të publikojë  të enjten listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme kundër Suedisë, Gjeorgjisë dhe Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Duke ndjekur procedurën e zakonshme, përzgjedhësi do të publikojë listën e në orën 11.30 paradite përmes kanaleve zyrtare të Federatës dhe nga ora 12.30 do të mbajë një konferencë për shtyp për të analizuar zgjedhjet e lojtarëve.

Ndeshjen e fundit zyrtare, Spanja e zhvilloi para më pak se dy muajsh kundër Italisë në Euro2020, ku humbi pas ekzekutimit të penalltive.

/Indeksonline/