20:58 / E Shtunë, 04 Prill 2020

Ja kur do të filloj renovimi i stadiumit ‘Adem Jashari’

Sipas disa raportimeve është mësuar koha e fillimit të renovimeve në stadiumin “Adem Jashari”.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit siç duket e ka konfirmuar që janë duke planifikuar fillimin e punimeve pasi të përfundoj situata me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu është duke u planifikuar që ky stadium të përdoret edhe për garat e ardhshme të mëdha që mund të luhen në Kosovë.