17:47 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Ja kur do të zhvillohet super derbi Drita – Gjilani

Nga kjo fundjavë do të startojë xhiroja e tretë dhe e fundit e Superligës së Kosovës në futboll.

11 xhirot e fundit të Superligës së Kosovës në futboll do të startojnë nga kjo fundjavë.

Skuadrat që marrin pjesë në Superligë kanë mësuar kundërshtarët për 11 xhirot e mbetur të ligës elitare në Kosovë.

Natyrisht për shumë tifozë kosovarë është me rëndësi se kur do të luhet derbi më i madh në vend, ai mes Dritës dhe Gjilanit.

Kjo super ndeshje do të luhet në xhiron e 31’të të Superligë, dy javë para fundit të ligës.

Sipas të gjitha gjasave, ky ballafaqim do të zhvillohet mes datës 9 dhe 10 maj, kurse vlen të potencohet se Drita do të jetë vendase në këtë derbi./IndeksOnline/