20:07 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Ja kur pritet të përfundojnë punimet te “Kafet e Vogla” (Foto)

Janë bërë dy muaj që nga fillimi i punimeve në rrugën “Hajdar Dushi” dhe “Fehmi Agani” e njohur ndryshe edhe si rruga te “Kafet e Vogla” në Prishtinë.

Punimet në këto dy rrugë janë duke vazhduar edhe më tutje dhe ato pritet që shumë shpejt të përfundojnë.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës, e cila në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se gjatë javës tjetër segmenti deri tek udhëkryqi do të jetë i gatshëm për asfaltim.

“Sot kanë filluar me ngjeshje të zhavorrit. Gjatë javës tjetër segmenti deri tek udhëkryqi do të jetë i gatshëm për asfaltim dhe më pas te dy korsitë do të jenë të lira për qarkullim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe, komuna ka theksuar se sot është dita e 41 e punës dhe ende nuk janë bërë 60 ditë, ashtu siç është paraparë në kontratë.

Sipas tyre, përkundër problemeve që janë shfaqur gjatë këtyre punimeve ata janë drejt përfundimit.

“Sot është dita e 41-të e punës. Pavarësisht problemeve që janë shfaqur gjatë punimeve me instalimet nëntokësore, punët në këtë zonë janë duke shkuar mirë dhe janë drejt përfundimit”, ka thënë zyrtarët komunal.

Ndryshe, rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi” janë bllokuar që nga data 27 mars për t’u bërë rregullimi i kanalizimit fekale dhe atmosferik në këto dy rrugë./Indeksonline/