19:23 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja kur zhvillohet meçi Joshua – Parker

Lufta mes Anthony Joshua dhe Joseph Parker mund të bëhet realitet në fillim të vitit 2018.

Këtë lajm e ka konfirmuar Eddie Hearn, i cili thotë se gjithçka do të bëhet e mundur në fillim të vitit të ri, transmeton IndeksOnline.

Lufta e fundit e Joshuas ishte kundër Carlos Takamit, të cilin e mposhti me nokaut.

“Joshua dëshiron të jetë kampioni dhe sigurisht se do të ketë meçe gjatë vitit 2018. Ne jemi duke shikuar datat më 24, 31 mars dhe 7 prill, si të mundshme për duelin kundër Parker”, ka thënë Hearn.

Pas meçit me Parker, Joshua mund të ndeshet edhe me boksierë si: Wilder dhe Tyson Fury./IndeksOnline/