15:01 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja kush është i riu që masakroi babanë me çekiç

Një krim horror ka tronditur Tiranën, ku një djalë ka masakruar me çekiç të atin dhe më pas, trupin ia ka hedhur në liqen. Sot në pranga është vënë autori i ngjarjes i cili është  Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë. Krimi thuhet se ka dy ditë qè ka ndodhur.

Familja Aliaj kishte zbritur nga Kukësi vite më parë dhe ishin vendosur në zonën e Shkozës aty ku kishin ndërtuar me mund një banesë përdhese, ndërsa jetonin në kushte të vështira ekonomike.

Mësohet se i vetmi konflikt që ka pasur viktima me fëmijët e tij, ka qenë divorci me bashkëshorten pak vite më parë. Një pjesë e fëmijëve nuk e kanë pritur mirë dhe janë larguar në emigrim, ndërsa Selmani i papunë ka qëndruar në banesën përdhese më të atin.

Fqinjët hedhin dyshime se ndoshta ky konflikt mund të jetë ndezur sërish mes babait e të birit, ç’ka ka sjellë edhe fundin tragjik.

 

Image

©