10:08 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ja kush janë lojtarët me më së shumti trofe të fituara

Vitor Baia (34 trofe)

Vitor Baia është një legjendë e Portos. Portieri pati pothuajse 200 paraqitje për klubin portugez. Ai pretendoi çdo titull të mundshëm, duke përfshirë Ligën e Kampionëve dhe 10 tituj të ligës, gjatë kohës së tij në Porto. Ai doli në pension në vitin 2007, shkruan Indeksonline.

Zlatan Ibrahimovic (35 trofe)

Zlatan Ibrahimoviç është një prej nomadëve më të mëdhenj të futbollit modern. Pas lojës së ti në kampionatin e Italisë, Spanjës dhe Francës, ai erdhi te Manchester United në 2016 me një pikë për të provuar. Në vetëm dy vjet ai pretendoi tre trofe para se të shkonte në Stateside në LA Galaxy. Kurse kohët më produktive të tij erdhën në Paris Saint-Germain, ku katër sezonet e tij atje dhanë 13 trofe.

 

Lionel Messi (35 trofe)

Lionel Messi triumfoi pjesën kryesore të karrierës së tij me Barcelonën nën Pep Guardiolën. Ai ka ndihmuar Barcelonën në jo më pak se katër fitore në Ligën e Kampionëve. Ai ishte gjithashtu pjesë e triumfit të Argjentinës që fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e vitit 2008 në Pekin.

 

Ibrahim Hassan (37 trofe)

 Ibrahim Hassan luajti epër ekipin kombëtar egjiptian për 14 vite nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 2000. Ai lëvizte nëpër klube, kryesisht në Egjipt, por ai meritat i mori në Greqi, Zvicër dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Suksesi u duk se e ndoqi kudo që ai shkoi, kur mori në dorë pothuajse çdo skuadër që ai luajti.

 

Dani Alves (40 trofe)

Finalja e së dielës bëri që Dani Alves ti fitoj 40 trofe në karrierën e tij. Periudha më e suksesshme e kohës së tij ishte gjatë kohës së tij në Barcelon, ku ai pretendoi 23 trofe së bashku me lojtarët si Iniesta e Messi. Atë tani e ndanë vetëm një trofe larg rekordit, për tu bërë lojtari me më shumti trofe.

 

Hossam Hassan (41 trofe)

Hossam Hassan mbanë rekordin e lojtarit me më së shumti tituj të fituara. Sulmuesi e udhëhoqi kobëtaren Egjiptit për më shumë se dy dekada. Ai ka luajtur më shumë në Egjipt, por gjatë sezonit të tij skuadrën zvicerane Neuchatel Xamax ai shënoi katër gola kundër Celtic në Kupën UEFA 1991-1992. /Indeksonline/.