17:53 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Ja kush janë meshkujt më të pashëm në botë sipas Brad Pitt

Brad Pitt konsiderohet një prej meshkujve më të pashëm dhe seksi të Hollywood-it.

Ai është gjithmonë aty kur bëhet fjalë për listën e meshkujve më të pëlqyer dhe si i tillë di edhe të zgjedh burrat e tjerë të pashëm.

Bursa studimi nga partnerët e WBU për të gjithë studentët e programeve teknike mjekësore

Prandaj ‘’Vogue’’ i ka kërkuar atij të thotë emrat e burrave që sipas tij janë më të pashëm dhe seksi në botë dhe padyshim ai ka zgjedhur dy aktorë.

Emri i parë që ka dhënë është ai i Paul Newman.

“Në botën e aktrimit, që është puna ime ditore, do të thoja Paul Newman. I pashëm, u plak me shumë hijeshi dhe sic e dini ka qenë një njeri shumë special, zemërmirë, i dashur, i sinqertë.” – tha Pitt.

Më pas ai shtoi edhe emrin e Geroge Clooney.

“Do zgjedh George Cloone-n sepse pse jo. Se zakonisht ai e le emrin tim jashtë dhe unë të tijin nuk e them, por kësaj radhe po bëj ndryshe, George, kjo është për ty.”-u shpreh aktori i “Troy.