17:16 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja kush zgjedhet kryesuese e Kuvendit komunal të Skënderajt

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Skenderajit, sot kanë zgjedhur edhe kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Pas një votimi i cili në fillim u përcoll me parregullsi, anëtarët e Kuvendit, e kanë zgjedhur Fatbardha Halitin si kryesuese, duke e votuar më shumë se Ismet Salihun, i cili njihet si njëri i afërt i ish-kryetarit, Sami Lushtaku, e i cili gjithashtu ishte në garë për këtë pozitë.

Kujtojmë që Fatbardha Haliti vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sot ka dhënë betimin kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.