09:27 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / A. A

Ja me sa milionë euro është pasuruar Shqipëria pasi triumfoi në Nations League

Shqipëria arriti një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme kundër Bjellorusisë në Tiranë duke triumfuar 3-2.

Sokol Cikalleshi shënoi dy gola dhe një tjetër Rei Manaj për të ndihmuar që ‘kuqezinjtë’ të përfundojnë grupin si liderë.

Rrjedhimisht, ky triumf i mundëson Shqipërisë që të promovohet në Ligën B për herë të parë në formatin e Ligës së Kombeve, shkruan Indeksonline.

Por kjo nuk është e tëra, pasi UEFA do ta shpërblejë kombëtaren shqiptare me 1 milionë e 125 mijë euro.

Një pjesë e tyre do të ndahet si premi për futbollistët që djerësitën fanellën.

/Indeksonline/