09:32 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ja pikat negocuese të Marrëveshjes së Brukselit, ku “Xhorxh Washingtoni” i Kosovës, është dashur ta vë firmën…

Shkruan: Fadil Maloku

1. Sipas burimeve të sigurta nga Brukseli, është dashur të dal drafti i parë i Marrëveshjes “historike të korigjimit” (lexo: denigruese), ku pa asnjë GARANCION të brendshēm (Kuvendit e Qeverisë) e as sish të jashtēm (Amerikës e Gjermanisë) do të NËNSHKRUHEJ Projekti djallëzor i trojkes; Thaçi&Rama&Vuçiq;

2. Nē gjithē kētē “pazar, ala “esad pashë toptançe”, NUK do kishte as NJOHJE RECIPROKE, ashtu siq na është thënë, folë, e përfolë nga Presidenti, e miqët tanē të interesit e afatëgjatë;

3. Nuk do kishte as MOSBLLOKIM, për atë “ulësen” e famshme në OKB! Por, do kishte thjesht “abstenim kurtuaz” nga Serbia dhe aleati i saj shekullor Rusia;

4. Përveq katër komunave serbëve tē mbetur në shumicē etnike, do u vazhdohej t’u GARANTOHEN dhe RUHEN tapitē për ekstrateritoralitet të Kishave Serbe (lexo; kopili tjetër i mbetur “postkëmbim”!?)

5. DECENTRALIZIMI për serbët e jugut tē Kosovēs, do mbetej edhe më tej kacavjerrur si “shpata e Demokleut” mbi gjithë territorin e rrudhur, në këmbim të heqjes së VENDEVE TË GARANTUARA ahtisariane;

6. Për NGUSHËLLIN dhe për satisfaksion moralo politik, po edhe për “kontributin” Thaçit, e në shenjë të vullnetit (lexo; mëshirës aleate!) të mirë nga ana e “aleatëve tanë të mëshirshëm”, VENDET E GARANTUARA (një lloj të”kalit /postmodernist/të Trojës”) për minoritetin më superdiskriminues pozitivisht në botë, do HIQESHIN;

7. Në gjithē kētē Projekt famēkeq, çka është më e rëndësishme; kufizimet për MOSBASHKIM me Shqipërinē (se me Serbinë as që e besoj) do “mirëmbaheshin nën vigjilencën dhe mbikëqyrje” afatagjate, tē miqeve dhe aleatëve tanë…