11:38 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Ja pse gjërat e porositura online ju vijnë të dëmtuara (Video)

Kur porosisim diçka online, natyrisht që duam që porosia të na vije siç e shohim në internet.

Por, kur keni porositur diçka të ndjeshme, normalisht që duam ta marrim në gjendje të rregullt, shkruan Indeksonline.

Në këtë video, shihet shpërndarësi i rrjetit Amazon, që bën një gjest jo të hijshëm.

Ai kryen punën e tij vetëm shkel e shko, pa u interesuar se çka ndodh me porosinë.

Kamera e vendosur te dyert e një shtëpie ka kapur punëtorin që e gjuan porosinë në tokë dhe ia bën një foto për të treguar që ka kryer punën.

Ai nuk interesohet as t’i tregoj marrësit se ka arritur policia dhe ta konfirmoj që ai e ka pranuar. /Indeksonline/