75 Mall Live Search
20:55 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja reagimet e tifozëve pasi Xhaka theu heshtjen

Granit Xhaka më në fund theu heshtjen me një mesazh për tifozët pas incidentit të të dielës pasdite.

Ai tregoi për kërcënimet që ka marrë nga fansat e që janë vërtetë të tmerrshme.

Njerëzit i kishin komentuar: Do ti thyejmë këmbët, do ta vrajmë gruan, po shpresojmë që vajza jote të ketë kancer etj.

Dhe, duket se mesazhi i Xhakës ka arritur synimin. Shumë tifozë tani kanë dalë në përkrahje të tij duke e  mbështetur mesfushorin e “Topçinjve”, shkruan Indeksonline.

Të gjithë po e përkrahin atë dhe shprehin keqardhjen se si është fyer dhe çfarë komente të ulëta ka marrë./Indeksonline/