22:35 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja sa milionë më tepër vlen Kombëtarja e Kosovës se e Shqipërisë

Edhe Kosova edhe Shqipëria patën paraqitje të mirë në fazën kualifikuese për Kampionatin  Evropian 2020, megjithatë, Shqipëria nuk ka gjasa për kualifikim tutje, ndërsa Kosova është seriozisht në garë për një vend që çon në eventin më të madh kontinental.

Paraqitjet e mira të “Dardanëve” kanë bërë që edhe vlera e futbollistëve të tyre të jetë më e lartë se ajo e kuqezinjve, shkruan Indeksonline.

Sipas Transfermarkt, futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë vlerë 74 milionë euro, 6 milionë më shumë se ata të Shqipërisë që kanë vlerë 68 milionë.

Kosova do t’i ketë dy ndeshje “jetike” në nëntor ku do të përballet me Çekinë fillimisht më 14 nëntor, e më pas e pret fuqinë botërore, Anglinë në “Fadil Vokrri” më 17 nëntor./Indeksonline/